Shënim/ Bardhi e paska garën me Salianjin, jo me Mulin

12 Shkurt 2024, 10:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Shënim/ Bardhi e paska garën me Salianjin, jo me Mulin

Mbledhja e sotme në selinë “Rithemelimit” të grupimit të deputetëve të Gazment Bardhit veç të tjerash, nxjerr në pah mosdurimin dhe irritimin e Gazment Bardhit nga protagonizmi i Ervin Salianjit.

Ishte Salianji i pari që e “theu akullin” dhe ditën e dhënies së masës së arrestit ndaj Berishës, nga selia e PD-së nxitoi të jepte një deklaratë, ku theksonte nevojën e “bashkimit” përballë regjimit të Edi Ramës, që arreston ‘liderin e opozitës’.

Paradoksale, por e vërtetë.

Ambicia e sëmurë për pushtet e individëve pa të shkuar dhe të ardhme politike, bën që ata të jetojnë me intesitet drithërrues të tashmen, pavarësisht pasojave.

Për të mos folur për etikë dhe moral politik, se këta individë janë shumë larg dhe këto fjalë janë të huaja për ta.

Mirëpo, të dalët e Salianjit nga selia e PD-së, u duk si një hap para e tij ndaj rivalëve brenda grupimit të deputetëve.

Kështu që Gazment Bardhi, nuk humbi kohë.

Së pari, ai shkoi për foto në SHBA dhe u kthye për video live poshtë Ballkonit të Berishës.

Së dyti, ndërkohë që Berisha nëpërmjet Nokës ia bëri fakt të kryer çështjen e protestët së 20 shkurtit. Ky tubim në fakt, është protestë kundër SPAK dhe nongratave amerikane e britanike, pra edhe PD-së së Bashës.

Thirrja e kësaj proteste pa pyetur grupin "e bashkuar" të deputetëve, ishe një mënyrë cinike për t’i dhënë “shah-mat” Bardhit me shokë, që të mos kishin asnjë rrugëdalje tjetër. Ndaj ky vendim i Bardhit për t’u shkrirë totalisht me Berishën dhe “Rithemelimin” fsheh njëkohësisht frikën e Bardhit ndaj kundërshtarëve të tij brenda grupit dhe ambicien e tij, që nuk e paska pasur për t’i zënë vendin Mulit, si numri dy i partisë, por për t’i zënë vendin Salianjit, që nuk e di se çfarë të ardhmeje do ketë në atë grupim politik.

Për sa më sipër, lexuesi i vëmendshëm e kupton vizionin politik të Gazment Bardhit, të cilin nga hiçkush Basha e bëri gjithçka, duke e nxjerr nga honet e thella të kompleksitetit njerëzor dhe duke e bërë ministër të qeverisë teknike, numrin dy të Partisë Demokratike, me forcë dhe pushtet të pakufishëm në atë parti, ndërsa tani përfundonte duke rivalizuar Ervin Salianjin.

Ata që e kanë ditur se e kishte garën me Mul Nokën, faktet flasin të kundërtën. Muli është i “paprekshëm”, kështu që të shohin të zënë vendet e njërit-tjetrit për sa kohë që do të jetë e afërt dita që do t’i duhet të ulen në të njëjtën karrige 4-5 deputetë. Atëherë për Gazin do të jetë më e lehtë zgjedhja e vendit të uljes./Alfapress.al

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128