
“Shikoje njëherë edhe Instagramin tim mo burrë”- Braçe i ‘qahet’ Ramës se nuk i ndjek takimet e tij elektorale: Ne të shikojmë ‘Sy m’sy’ që në sabah, nuk bëhet qameti nëse…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në shtabin elektoral në Tiranë, konkretisht të zonës së Pallatit me Shigjeta.
Aty, deputeti Erion Braçe i ka treguar se ka zhvilluar takime edhe në ditë me shi, me qytetarë që kanë marrë pjesë me çadra.
Për këtë Rama hodhi dyshime, ndërsa Braçe i kërkoi që t’ia shikonte ndonjëherë Instagramin, që të kuptonte punën që po bëhet në këtë njësi.
“Ti shikoji njëherë edhe Instagramin tim mo burrë, se ne e shikojmë Instagramin tënd çdo ditë. Mund ta shohësh edhe timin njëherë se nuk bëhet qameti. Ne të shikojmë Sy m’sy që në sabah, na shiko edhe ti njëherë se nuk bëhet qameti”, i kërkon Braçe, Ramës.
Kreu i qeverisë merr një telefon dhe sheh postimet, për të provuar nëse ajo që tha deputeti socialist ishte e vërtetë.
Braçe: Do bëjmë 3 4 takime në ditë, deri në 6-7 të darkës. Bëmë një test javën që shkoi, i bëmë të hënën takimet te Pallati me Shigjeta te Ifran Tomini. Te Pallati me Shigjeta edhe pse koha me shi, njerëzit ishin aty me çadra.
Rama: Bëtë takim jashtë, me çadra?
Braçe: Ti shikoji njëherë edhe Instagramin tim mo burrë, se ne e shikojmë Instagramin tënd çdo ditë. Mund ta shohësh edhe timin njëherë se nuk bëhet qameti. Ne të shikojmë Sy m’sy që në sabah, na shiko edhe ti njëherë se nuk bëhet qameti.
Rama: Domethënë jashtë me çadra.
Braçe: Jashtë edhe me çadër rrinin njerëzit atje në shi.
Rama: Po hape njëherë ta shoh.
Braçe: Do dali ndonjë e sharë.
Rama: Le të dali, jemi mësuar me këto.
Rama: Këtu s’ka takim, i ka ndaluar Braçja në rrugë.
Braçe: E gjithë struktura është vënë në punë.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128