“Shkodra nën terrorin e krimit” PL: Policia të rivendos rendin publik

Nisur nga situata e krimit në vend ka reaguar Partia e Lirisë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i kërkon policisë të nisë pa vonesë rivendosjen e rendit publik dhe sigurisë së jetës në qytetin e Shkodrës.
Ai shprehet se Kryeqendra e Veriut, ndodhet nën pushtetin e krimit për shkak të mbështetjes së hapur të Qeverisë për bandat më të rrezikshme.
Blushi thekson se Partia e Lirisë garanton çdo qytetar shqiptar se që në ditën e saj të parë në pushtet do të nisë me vendosmëri të hekurt betejën për të çmontuar dhe shtypur me të gjithë forcën e ligjit bandat kriminale të Edi Ramës në çdo qytet të Shqipërisë.
Postimi i plotë:
"Shkodra nën terrorin dhe pushtetin e krimit dhe të bandave me mbështetje qeveritare!
Siguria e qytetarëve dhe e bizneseve në Shkodër është tronditur më rëndë se kurrë.
Kryeqendra e Veriut, ndodhet nën pushtetin e krimit për shkak të mbështetjes së hapur të Qeverisë për bandat më të rrezikshme lokale, të mbrojtura dhe të vëna në shërbim të saj.
Vetëm në 9 muajt të parë të vitit 2022 në Shkodër janë ekzekutuar 6 persona.
Të gjitha vrasje mafioze të pazbardhura nga Policia e Shtetit dhe ende pa autor.
Çdo qytetar në Shkodër i di shumë qartë motivet e krimeve, edhe Policia e Shtetit i di, por nuk bën asnjë përpjekje për të zbardhur vrasjet, arrestuar dhe nxjerrë para drejtësisë autorët, sepse direktiva që ka marrë nga Edi Rama dhe Bledi Çuçi është e qartë: “Hëngshin kokat e njëri-tjetrit.
Pa krim nuk ka zhvillim”.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe lënien e Shkodrës nën sundimin e bandave të lidhura me pushtetin, i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit, në zbatim të ligjit dhe të Kushtetutës, të nisë pa vonesë rivendosjen e rendit publik dhe sigurisë së jetës në këtë qytet simbol të qytetarisë, dijes, arsimit dhe kulturës.
Shqiptarët meritojnë një Qeveri dhe Polici të Shtetit që lufton me zero kompromis krimin e organizuar në çdo qelizë të saj.
Partia e Lirisë garanton çdo qytetar shqiptar se që në ditën e saj të parë në pushtet do të nisë me vendosmëri të hekurt betejën për të çmontuar dhe shtypur me të gjithë forcën e ligjit bandat kriminale të Edi Ramës në çdo qytet të Shqipërisë" - shkruan Blushi.
-
-
Shifra/ Mospërputhja mes profilit të të papunëve dhe vendeve të lira
20 Shtator, 15:51 -
-
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




