"Shpërndau imazhe të modifikuara për të më prishur imazhin", ish-kryebashkiaku kryen denoncimin: Më kërkoi 4000 euro

2 Tetor 2024, 09:44 / POLITIKË ALFA PRESS

"Shpërndau imazhe të modifikuara për të më prishur

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka pretenduar se është shtantazhuar nga një femër, e cila sipas tij i ka kërkuar një shumë prej 4000 eurosh.

Ish-kryebashkiaku demokrat ka deklaruar se ajo i ka nisur foto të modifikuara dhe ia ka shpërndarë tek miqtë e tij.

Ai ka pretenduar se ndihet i indinjuar nga veprime të tilla, të cilat i ka konsideruar të ulta nga njerëz të papërgjegjshëm që tentojnë t’i prishin imazhin.

I kam thëne që nuk është kjo rruga për të kërkuar para dhe nëse do më kishte kërkuar ndihmë të sinqertë për të ndihmuar motrën e sëmure siç pretendonte, nuk do ia kisha kursyer mbështetjen financiare”, tha ai.

Agron Kapllanaj u shpreh se imazhet nuk e cenojnë, por shtoi se do t’u drejtohet organeve ligjzbatuese për kallëzim.