“Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt/ Nga reforma zgjedhore tek ligji për referendumet, zbulohet cilat janë pikat kryesore
‘Shqipëria Bëhet’, është kjo lëvizja politike e kryesuar nga Adriatik Lapaj e cila u prezantua sot. Me anë të një njoftimi bëhet e ditur se kjo lëvizje nisi si një nisme qytetare, ndërsa prezantohen edhe pikat e programit të saj.
“Në konsultim me qytetarë dhe ekspertë, rrugëtimi ynë do të shtrihet në Shqipëri dhe Diasporë, duke përfshirë këtu forume në 61 bashkitë e vendit, advokim legjisltativ dhe debat publik, për t’i dhënë peshë mendimit, fjalës dhe të drejtës së qytetarit”, thuhet ne njoftim.
Pikat kryesore te levizjes
a)-Nevojën urgjente të angazhohemi për hapjen e një debati kombëtar për vendosjen e demokracisë reale, pluralizmit real dhe shtetit të së drejtës.
b) -Inicimin e një bashkimi mbarëkombëtar përtej ndarjeve ideologjike për të imponuar themelet e demokracisë reale.
c)-Nevojën për një lëvizje intelektuale dhe të unifikuar mbarëkombëtare për të diskutuar dhe konkluduar për imponimin e një reforme totale kombëtare të fokusuar në:
Reformimi i sistemit zgjedhor në Shqipëri duke hapur konkurrencën nëpërmjet hapjes së listave, kufizimit të mandateve qeverisëse dhe përfaqësuese;
Miratimi i ligjit “Për referendumet” në Republikën e Shqipërisë;
Miratimi i votës së emigrantëve duke përcaktuar modalitetet e përfaqësimit të tyre.
Depolitizimi i administratës zgjedhore në të gjitha nivelet duke e hequr atë nga politika dhe duke e kaluar në profesione të lira (avokat, noter, profesionistë të licencuar, si dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë si gjyqtarë dhe prokurorë);
“Në kuadër të pikave të mësipërme, ‘Shqipëria Bëhet’ do të shtrijë takimet e saj me qytetarë dhe ekspertë, në Shqipëri dhe Diasporë, duke e nisur të shtunën se 23 Shtatorit me banorët e Mirditës.”
Argita Malltezi Berisha, "goca e FAMILJES"
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128