Sondazhi/ Qytetarët e Tiranës kundër projektit të Këlliçit për transport falas: Kushton shumë

Qytetarët e Tiranës duket se janë kundër projektit të kandidatit të koalicionit Berisha-Meta për Tiranën Belind Këlliçit për transport publik falas. Të pyetur nga instituti Piepoli nëse e gjykojnë të realizueshëm propozimin e Këlliçit për të bërë falas transportin publik, 47% e tyre thonë se nuk është i realizueshëm pasi kushton shumë. Ndërkohë 43% e qytetarëve të pyetur thonë se ideja është ekonomikisht e realizueshëm. 10% e qytetarëve thonë se nuk e dinë.
Zv.presidenti i institutit Piepoli Livio Gigliuto gjatë një interviste në Repolitix tha se janë intervistuar rreth 400 persona në Tiranë e Durrës dhe 300 të tjerë në Shkodër
“Metodologjia është ajo e konfirmuar prej vitesh, kemi seleksionuar një kampion, 400 persona. Intervistojnë 6-7 persona për të gjetur personin e duhur që të na përgjigjen. Sondazhi ynë përfaqëson opinionin publik që është mosha dhe gjinia. Përzgjedhja është rastësore, duke plotësuar kritikat”, tha Gigliuto.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

