Sot në GJKKO seanca për arrestin shtëpiak

Edhe pse morën si provë në dorë materialet audio të seancave dhe procesverbalet për të provuar pretendimet e tyre për njëanshmëri në vendime, avokatët e Berishës nuk dorëzuan zyrtarisht një ditë më parë (29 dhjetor) kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, nga çështja e zëvendësimit të masës ndaj ish-kryeministrit, në arrest shtëpie.
Kërkesën për të marrë këto prova avokatët e bënë verbalisht në seancën e së mërkurës ditë kur pritej që Irena Gjoka të merrte vendim për masën e re ndaj Berishës, kërkesë që solli shtyrjen për të tretën herë të vendimit për mesditën sotme në oën 12:00. Në seancën e së enjtes, gjyqtarja Irena Gjoka, argumentoi se shtyrja e shpalljes së vendimit për të shtunën, u bë për t’i dhënë kohë avokatëve të njihen me provat.
Sipas Gjykatës së Posaçme, deri në orën 16.00 të 29 dhjetorit, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Kjo do të thotë se afati ligjor 3-ditor nga paraqitja e kërkesës në seancë, për depozitimin e saj është djegur tashmë, e mbetet të shihet sot, nëse avokatët do të bëjnë ndonjë veprim të radhës për të zvarritur caktimin e masës arrest shtëpie ndaj Berishës, siç SPAK e kërkon.
Prokurorët që po hetojnë Berishën për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” kërkojnë që ish-kryeministri të ruhet edhe me polic në derën e shtëpisë e të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit është dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ndërtoi kulla mbi territorin e kompleksit sportiv.
-
-
Parashikimi i motit 30 Dhjetor 2023
30 Dhjetor, 08:11
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


