Sot takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, çfarë pritet të diskutohet

Në Tiranë do të zhvillohet sot dita e dytë e takimit të 18-të të Stabilizim-Asocimit.
Në fokus të këtyre takimeve të dyja delegacionet do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi tema si: sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe zgjedhjet, zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.
Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), dialogu politik ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe strukturave të tjera të përbashkëta (të komitetit dhe nënkomisioneve).
Këshilli i Stabilizim Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm të zbatimit të MSA-së dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që lind në zbatimin e saj.
Ditën e djeshme (29 tetor) është mbajtur takimi i parë i Stabilizim-Asocimit mes parlamentit shqiptar dhe atij evropian, i cili u bashkë-drejtua nga Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
