SPAK nis hetimet për Ogerta Manastirulin dhe Arben Ahmetajn, për vjedhjen e fondeve të Pandemisë

SPAK ka regjistruar procedim penal ndaj ish ministres së shëndetësisë, aktualisht ministre e arsimit dhe sportit, Ogerta Manastirliu.
Procedimi mban numrin 81, të vitit 2024 për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Ky procedim është regjistruar pas kallëzimit të bërë nga deputetja e PD Albana Vokshi në vitin 2020, për keqmenaxhimin dhe abuzimin me fondet e Covid-19, kohë në të cilën Manastirliu drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.
Referuar kallëzimit të bërë nga Vokshi aso kohe, pretendohet se Manastirliu ka bërë tendera sekretë gjatë kohës që ishte ministre e shëndetësisë.
Spak po kryen veprime hetimore për Manastirliun, e cila në muajin shkurt u thirr në Prokurorinë e Posaçme për tu marrë në pyetje, për një çështje që ajo e cilësoi sekret hetimor.
Pak javë më parë, Vokshi ka bërë një kallëzim shtesë për Manastirliun, duke shtuar në të, prova për tendera.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
