SPAK zgjat hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin deri në tetor, deputetja do të merret në pyetje si e pandehur

27 Maj 2025, 11:47 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK zgjat hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin deri në

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zgjatur deri në tetor hetimet ndaj nga presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Ndërkohë, sot Kryemadhi është thirrur nga prokurorët e posaçëm për t’u marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurës.

“Hetimet janë shtyre deri më në tetor, do shikojmë çfarë do të jetë sot. Do ju njoftojmë”, tha Kryemadhi para ambienteve të GJKKO, ku ishte në seancë gjyqësore me juristin Romeo Kara.

Kryemadhi, e cila është me masë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Ndërsa Meta, i cili ndodhet në burg, dyshohet për kryejnë e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Po ndodh...