
Spiropali në Mbretërinë e Bashkuar: Shqipëria me potencial të jashtëzakonshëm turistik!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Këshilli i Fuqisë së Butë (Soft Power Council UK), me koordinator ish-ambasadorin Alastair King-Smith, ndërsa zhvilloi vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Në mbrëmje merrnin pjesë të ftuar të veçantë e të shquar të fushave të ndryshme, diplomatë, gazetarë, artistë, sportistë dhe liderë të industrisë kreative, si dhe me prezencën e Sekretares së Shtetit për Kulturën, Mediat dhe Sportin, Lisa Nandy dhe Sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme, bashkësinë e Komonuelthit dhe Zhvillimin në Mbretërinë e Bashkuar, David Lammy.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali tha se “dëgjova me kënaqësi fjalët më të mira për një Shqipëri tërheqëse dhe me potencial të jashtëzakonshëm turistik, kreativ e zhvillimor”.

Rama dhe Berisha rikthejnë në politikë Tom Doshin
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128