Sula djeg xhaketën e vet, Gjekmarkaj me stil të ri flokësh/ Lum Berisha për këta revolucionarë të lindur

24 Tetor 2024, 18:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Sula djeg xhaketën e vet, Gjekmarkaj me stil të ri flokësh/ Lum

U bë tashmë shumë kohë që opozita e vendit ka nisur një sërë protestash, pas arrestimit të Salianjit.

Nga kreu i PD Sali Berisha u fol për revolucion të pandalshëm dhe se nga ky revolucion ai nuk do të gjente vrimë miu ku të futej.

Por zhgënjimet janë të mëdha e si duket për të mbuluar dështimin e ashtuquajturit “revolucion” deputetët e PD kanë nisur të kryejnë aktet e tyre revolucionare në emër të votës së lirë.

Akti revolucionar i parë ishte tek protesta e datës 7 tetor. Deputetët e PD të vendosur në kordonin e parë gjatë gjithë kohë sytë i mbanin nga telefoni, siç duket dhe ata që kishin premtuar revolucionin, ishin futur në utopi dhe donin ta shikonin nga telefoni i tyre teksa ndodhte revolucioni.

Akti i dytë akoma më i fortë erdhi nga Dash Sula që dogji xhaketën e vet, deri më sot ky është akti i parë që ndodh nga një deputet.
Por dhe pse Dashi e dogji xhaketën e blerë me lekët e veta, qeveria Rama nuk ra, madje ky akt as qeveri teknike nuk solli.

Por akt mbi aktet mund të konsiderohet ai i Agron Gjekmarkajt, i cili në emër të revolucionit ndryshoi menjëherë stilin e flokët. Ngjyra e flokëve të tij pritet ta trondisë qeverinë Rama dhe ai ta mendojë seriozisht këtë punën e qeverisë teknike.

E ndërkohë Sali Berisha njeriu kyç i revolucionit, mezi pret aktin e rradhës nga deputët e tij, kurse këta të fundit do ta vazhdojnë të mos ta kuptojnë fjalën “revolucion”. /Alfapress.al

 

Po ndodh...