Takimi i Salianjit me më të votuarit, Berisha: S’kam ndërmend t’i them askujt që mendimet mos t’i shprehë në mediet e Ramës...

1 Dhjetor 2025, 13:34 / POLITIKË ALFA PRESS
Takimi i Salianjit me më të votuarit, Berisha: S’kam

Kreu i PD, Sali Berisha, pas takimit të Ervin i Salianjit me më të votuarit e primareve dhe në zgjedhjet e 11 Majit, tha se çdo anëtar i partisë është i lirë të shprehë çdo mendim në mediet e qeverisë.

Berisha theksoi se nuk ka ndërmend t’i thotë askujt që të mos thotë publikisht mendimin, por shtoi se “normale është që të shprehen brenda forumeve”.

Sali Berisha: Kjo parti ka forumet e veta, ku çdo anëtar drejtues e mbështetës është i ftuar të shprehë lirisht çdo mendim.

Natyrisht, nuk kam ndërmend t’i them asnjë njeriu që mendimet të mos i shprehë publikisht në mediat e qeverisë apo ku të duan.

Por normale në një parti është që mendimet, propozimet e opinionet të shprehen brenda forumeve të partisë.

Kam pritur, po. Kanë ardhur vetë, s’kam thirrur asnjë prej tyre. Kam biseduar, e kam thënë dhe e e them që janë personalitete të çmuara të PD. Por PD si çdo forcë tjetër politike ka aktivitetin e saj brenda forumeve.

Po ndodh...