
Të afërm në listat e kandidatëve për deputetë! Shehi: Do japin dorëheqjen brenda javës, po gjejmë shteg për listë të hapur

Dashamir Shehi, nga Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, i ftuar në emisionin Open në News 24 shpjegoi se përse në listën e kandidatëve për deputetë janë të afërm.
Shehi theksoi se kjo është bërë, për të gjetur shteg për listë të hapur. Ai shtoi se të afërmit në lista do të japin dorëheqjen brenda javës.
Dashamir Shehi për Koalicionin “Djathtas për Zhvillim”: Ne po gjejmë shteg për listë të hapur. Të afërmit tanë do të japin dorëheqjen brenda javës. Nuk na la as Rama e as Berisha për ta bërë me listë të hapur. Ne duam ta hapim dhe kjo është e vetmja formulë për ta hapur. Të afërmit japin dorëheqjen dhe kush ka më tepër vota futet në parlament.
Do të japin dorëheqjen jo vetëm tek partia jonë, por edhe tek partitë e tjera. Në parti të tjera do të gjesh kalamajt dhe nipërit e mbesat, që janë aty prej emrit të babait apo nënës. Kjo e dyta duhet kritikuar.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128