“Të mbusha gropën dhe lava borxhet e tua”, Basha ironizon Ramën: Ke filluar të rekrutosh dëshmitarë të rremë

25 Mars 2025, 12:27 / POLITIKË ALFA PRESS

“Të mbusha gropën dhe lava borxhet e tua”, Basha ironizon

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur ironikisht gënjeshtrës së radhës të kryeministrit Edi Rama.

Basha thotë se kryeministri ka filluar të rekrutojë dëshmitarë të rremë, duke iu referuar një qytetarit në Memaliaj, i cili pretendonte se nuk kishte marrë pagesën e një borxhi nga Bashkia e Tiranës gjatë kohës kur ajo drejtohej nga Rama.

Në përgjigjen e tij, Basha e pyet Ramën, pse nuk e kishte shlyer borxhin vetë kur ishte kryebashkiak. Ai kujton gjithashtu trashëgiminë që Rama i la bashkisë: borxhe dhe gropën e Hajdin Sejdisë, të cilën e cilëson si “nevojtoren më të madhe publike në botë”, 200 metra larg nga zyra jote mo Rame.

Basha më tej thotë se kryeministri e kishte mendjen vetëm të mbushte gjona të tjera, zakon që ia la edhe Erion Veliajt, por që ky i fundit e pësoi pasi 7x7=313.

O Rame, ke fillu prap me rekrutu dëshmitarë të rremë. Kishe kap njonin në Memaliaj që thoshte “që si kam dhënë unë lekët që i kishe borxh ti”. Po ti mo Rame pse s’ia pagove? Vetëm borxhe më le në bashki mo Rame dhe gropën e Hajdin Sejdisë, nevojtoren më të madhe publike në botë. 200 metra larg nga zyra jote mo Rame, 11 vite në bashki se mbushe. E mo Rame, kishe mendjen me mbush gjona të tjera mo Ram. Ku i ke shokët mo Rame? Ku e ke Lali Erin? E mësove mirë, por e pësoi keq, 7x7 = 313 Rame” - shprehet Basha.



Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128