
“Të tjerët janë mumifikuar si garda që shkonte bashkë me faraonin e vdekur në piramidë”, Basha: Lista jonë përfaqëson ndryshimin e vërtetë, jo riciklimin e të shkuarës

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një komunikim me gazetarët nga Kuvendi i Shqipërisë komentoi listën e mazhorancës si dhe të pjesës tjetër të opozitës, duke theksuar se të dyja përfaqësojnë një politikë të vjetëruar dhe të konsumuar:
“Lista e Ramës është lista e hallit, një fasadë që mbulon qeverisjen më të korruptuar të Ballkanit. Ndërsa ata që pretendojnë të jenë opozitë i janë përgjigjur me një listë mumjesh, duke vrarë edhe shpresën e më fanatikëve të tyre.”
Ai i bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e skenarit të zgjedhjeve pa zgjidhje dhe të zgjedhin alternativën e Koalicionit Euroatlantik, e cila sipas tij garanton votë të lirë, listë të hapur dhe përfaqësim të denjë.
“Në 11 maj shqiptarët kanë një mundësi të vërtetë për ndryshim. Nuk ka më zgjedhje pa zgjedhje! Me votën e tyre, qytetarët do të vendosin kush do t’i përfaqësojë në parlament, jo listat e mbyllura të kryetarëve.” – u shpreh ai.
I pyetur për rezultatin e zgjedhjeve dhe mundësinë e tërheqjes nga politika në rast të një humbjeje, Basha tha se kjo nuk është një betejë personale, por një kauzë për ndryshimin e vërtetë dhe theksoi se është i bindur se shqiptarët do të zgjedhin për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Pyetje: Zoti Basha, nga panorama që bëtë listës tuaj, thoni që keni figura të shquara të jetës publike, profesionist të shquar në Shqipëri. Lista juaj është listë fituese apo pretendoni të merrni një grusht deputetësh në parlamentin e ardhshëm.
Lulzim Basha: Jo ata që janë futur të marrin një grusht deputetësh si gardë pas vetes, besoj që çdokush e kupton, i kam paralajmëruar në media, i kam paralajmëruar nga salla e parlamentit që do të bëhen pishman që po shndërrojnë një pjesë të partisë demokratike, një pjesë të opozitës në një garnizon. Po e mumifikojnë njësoj si ata, garda që shkonte bashkë me faraonin e vdekur në piramidë, po e mumifikojnë një pjesë të opozitës. Por sigurisht, nuk ia dalin të mumifikojnë votën opozitare. Se vota opozitare do të identifikohet tek ata individ dhe tek ajo forcë politike që mishëron më së miri opozitën e pakompromistë, larg pazareve të flliqta ne qeverinë më të korruptuar të këtyre 35 viteve. Nga njëra anë kemi listën e zotit Rama e cila qartësisht është lista e hallit.
Ajo që zoti Rama di të bëjë më së miri dhe dua ta përgëzoj para gjithë qytetarëve shqiptarë, që gjëja e vetme që di të bëjë në jetë fasada, ka bërë një super fasadë. Por pas asaj fasade, është organizata më e inkriminuar politike e Ballkanit që është qeverisja e Edi Ramës, me gjysmën e anëtarësisë të kësaj qeverisje në burg dhe gjysmën tjetër gati për burg, para dhe pas 11 majit. Për fat të keq, ata që pretendojnë se kanë flamurin e opozitës, në vend që t’i përgjigjeshin kësaj me një listë dinjitoze, i janë përgjigjur me një listë mumjesh. Me një mumifikim që nuk i thotë asgjë qytetarëve shqiptarë, me një grusht servilësh të cilët jo vetëm nuk ngjallin entuziazëm, por siç duket qartë nga reagimet, kanë vrarë edhe shpresën e më fanatikëve të cilët besoj i keni të qarta edhe komentet në rrjetet sociale, se ndoshta në media nuk filtrojnë dot, por futuni në rrjetet sociale të kuptoni se sa të dëshpëruar janë.
Mesazhi im për ta është, mos u dëshpëroni, për të gjithë ju që doni zgjedhje ne zgjidhje, jo zgjedhje pa zgjidhje siç ua ka gatuar Rama me alibinë e tij në opozitë, keni Koalicionin Euroatlantikë. Një pjesë e mirë e kandidatëve tanë janë demokratë të regjur në beteja krah për krah jush, ejani votoni kandidatët tanë, votoni koalicionin euroatlantikë që mos ta lëmë Shqipërinë në një zgjedhje pa zgjidhje.
Pyetje: Pra keni listë fituese po thoni.
Lulzim Basha: Kemi listën më të mirë dhe ky padiskutim do të ishte mesazhi im. Por sështë vetëm mesazhi im, është mesazhi it ë gjithë atyre siç e thash në fillim edhe i kritikëve më të ashpër tanët apo të mitë personalisht, nuk mund të mohojnë që ne shkojmë para qytetarëve duke i parë në sy e duke u thënë ja ku e keni listën e hapur, ja ku i keni demokratët e sakrificave që u provua se paskan bërë këto sakrifica për ju, ndërkoh të tjerët e paskan pasur për karrigen e tyre. Ejani, votojeni si garanci që ajo që do të vij më 11 maj me votën tuaj, nuk do të jetë riciklim, por do të jetë ndryshim i vërteë.
Pyetje: Dhe në 12 maj nëse nuk fitoni, keni menduar të tërhiqeni, t’i thoni vetes stop në politikë?
Lulzim Basha: Shiko, ekuacioni i vjetër që fiton Rama, fiton Berisha, është një ekuacion që e ka çuar Shqipërinë në grop. Ne jemi në këtë kauz, në këtë betejë të madhe që fitorja t’i takojë qytetarëve shqiptarë. Në asnjë moment e kam parë këtë si fitore apo si humbje timen personale dhe po kështu edhe bashkëpunëtorët e mi. Ne jemi këtu për t’i thënë çdo shqiptari, të gjithëve duke filluar nga ju përfaqësues të nderuar të medias, operatorët që kam përballë, qytetarët anembanë qytetit, grupet e interesit, shqiptarëve: në këto zgjedhje ju do të keni një mundësi, do të keni një zgjidhje reale përmes programit tonë, programit të Koalicionit Euroatlantikë dhe përmes kandidatëve tanë ku jeni të lirë të vendosni ju dhe askush tjetër se kush do të shkojë në parlament.
Natyrisht kjo është detyra jonë t’jua japim këtë mundësi, në të njëjtën kohë është detyra e çdo qytetari të vendos për veten e vet dhe fëmijët e vet. Nëse vendos ashtu siç duhet, nëse voton të vërtetën dhe jo gënjeshtrën padiskutim do të ketë ndryshim dhe jo riciklim. Ka shumë të tjerë të cilët shpresojnë që më 11 maj t’ju thonë ‘ju bëftë mirë Rama dhe Berisha’. Unë jam optimist dhe kam bindjen që shqiptarët do të dinë të zgjedhin për veten e tyre dhe fëmijët e tyre.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128