"Tek qytetarët nuk do vemi me propagandë dhe ulërima, por me fytyrë njerëzore"/ Basha: Gati programi dhe ekipi për t'ua paraqitur njerëzve

11 Shkurt 2024, 14:17 / POLITIKË ALFA PRESS

"Tek qytetarët nuk do vemi me propagandë dhe ulërima, por me

Nga Dimali, Basha tha se "tek qytetarët nuk do të shkojmë me dogma, me propagandë, me ulërima, me premtime të rrejshme. Do të shkojmë me fytyrë njerëzore, me vizion politik, jo me premtime por me propozime në mënyrë që të vendosim raportin e humbur mes politikës dhe qytetarit".

Gjithashtu, ai foli për programin që PD, tashmë, e ka gati dhe për ekipin, që do t'ua paraqesë shqiptarëve shumë shpejt.

Basha: Hartimi i programit të PD është finalizuar nga ekspertët më të mirë që ka Shqipëria, me mbështetje dhe asistencë të ekspertizës më të mirë që na kanë ofruar aleatët tanë strategjikë. Shumë shpejt ky program do t'i nënshtrohet një debati të brendshëm të gjykimit tuaj, në mënyrë që së bashku me ekipin e ri të përbëjë thelbin e ofertës tonë politike ndaj qytetarëve të Dimalit dhe të gjithë Shqipërisë. Tek qytetarët nuk do të shkojmë me dogma, me propagandë, me ulërima, me premtime të rrejshme. Do të shkojmë me fytyrë njerëzore, me vizion politik, jo me premtime por me propozime në mënyrë që të vendosim raportin e humbur mes politikës dhe qytetarit. Jetike dhe parësore për këtë raport është sinqeriteti, dhe sinqeritet do të thotë do t'u shpalosim atyre një program me propozimet jetike. Dhe detyra jonë është të shpalosim ofertën më të mirë të mundshme ku përfshihet programi dhe ekipi, por që është e drejta dhe detyra e tyre për të zgjedhur për veten e tyre dhe familjet e tyre.

 

Po ndodh...