Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Ilir Meta në SPAK pasi u mor i pandehur, ja çfarë deklaron avokati

4 Gusht 2025, 14:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Ilir Meta në SPAK pasi u

Ish-kreu i Shtetit, Ilir Meta, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për njohjen me akuzat që janë ngritur ndaj tij, pas marrjes si i pandehur nga organi i akuzës.

Avokati i tij bëri me dije se Meta ka kërkuar hetime të thelluara lidhur me personat që kanë kërkuar lobimin, duke theksuar gjithashtu se gjatë procesit të komunikimit të akuzave nuk janë shfaqur tensione.

“Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe i ka kërkuar organit të akuzës se përse nuk kanë bërë hetime të thelluara se kush ka bërë kërkesat për lobimin.

Ish-Presidenti nuk ka pasuri të vendosur nga korrupsioni. Mali i madh i akuzave të ngritura ndaj Ilir Metës, sot ka rezultuar zero”, tha ai.

Po ndodh...