Thirrja/ Berisha i shqetësuar për pjesëmarrjen në protestën e 11 korrikut: Këto 3 ditë...

8 Korrik 2024, 13:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Thirrja/ Berisha i shqetësuar për pjesëmarrjen në

Sali Berisha i është drejtuar sot strukturave të Partisë Demokratike në lidhje me protestën e 11 korrikut.

Në panik pasi në protestat e fundit para bashkisë Tiranë është braktisur nga qytetarët, duke mos grumbulluar as një grusht njerëzish ai i është drejtuar të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, duke u shprehur se duhet bërë gjithçka që të grumbullojnë sa më shumë njerëz dhe të jetë protestë e madhe. 

Mesazhi i plotë:

Pëshëndetje!

Tre ditët e ardhshme janë vendimtare per suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!

Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.

Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!

O sot o kurrë!
Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!

 

Po ndodh...