Tik Tok” drejt mbylljes në Shqipëri?! Rama takon pronarin e kompanisë, zbardhet diskutimi

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë TikTok, Theo Bertram, me të cilin ka ndarë shqetësimin që ky rrjet social po shkakton në shoqëri.
Kryeministri tregon se me Bertram diskutoi për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.
“U njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan kreu i qeverisë në “Facebook“, ku ndau edhe foto nga takimi.
Shantazhet apo përndjekja me anë të rrjeteve sociale janë kthyer në një fenomen shqetësues. Vetëm në 1 muaj e gjysmë nga nisja e vitit 2024 në drejtorinë e policisë së Tiranës janë denoncuar 70 raste të publikimit të fotove apo hapjes së profileve false në TikTok, Instagram dhe Facebook.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


