Tirana përgatitet për "tërmet", Edi Rama sjell Gjiknurin si drejtues politik të kryeqytetit/ Ja ndarja e re dhe të deleguarit, Spiropali degdiset në Bërzhitë!

21 Mars 2026, 12:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Tirana përgatitet për "tërmet", Edi Rama sjell

Damian Gjiknuri është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama si drejtues politik i Tiranës. Deputeti dhe ish-ministri që tashmë identifikohet mes socialistëve si "njeriu i tërmeteve", është sjell në kryeqytet për shkak të nevojës së madhe të socialistëve për riorganizim në qarkun më të madh të Shqipërisë.

Tirana është ndarë në 32 zona elektorale dhe në punimet e Asamblesë Kombëtare është vendosur që të ketë 2-3 deputetë të deleguar për çdo njësi dhe zonë elektorale të qarkut,, raporton newsbomb.al.

Sekretari Blendi Klosi në nisje të Asamblesë, në analizën e rezultateve elektorale, e ka cilësuar Tiranën si "rezervuarin më të madh të votave për PS", ndaj dhe në kryeqytet ka ndodhur ky organizim i fortë, i detyruar.

Shto këtu, edhe situatën e vështirë e të paprecedentë me Bashkinë e Tiranës, ku kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet i arrestuar dhe drejton nga qelia.

Detyrë përfaqësimi të socialistëve në kryeqytet u është dhënë edhe deputeteve Anila Denaj dhe Elisa Spiropali, të cilat janë caktuar të drejtojnë Njësinë 13, përkatësisht me zonat Bërzhitë dhe Farkë, kurse Olta Xhaçka do të jetë në krye të Ndroqit.

Edhe në raportimin e shifrave që bëri Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, u evidentua para socialisteve se Kavaja "ishte humbur për faj të tyre".

Ndërkohë, ndryshimet kanë prekur edhe Qarkun e Kukësit, ku Eduard Shalësi është larguar si drejtues politik, duke u deleguar edhe ai në një njësi në Tiranë, pasi nuk ka mundur dot që në zgjedhjet e fundit ta shndërrojë veriun në bastion të së majtës.

Po ndodh...

ide