"Trump ndaloi Serbinë të pushtonte Kosovën"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: Presidenti do të bashkojë shqiptarët
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka ndaluar Serbinë të niste një luftë për të pushtuar Kosovën. Në një intervistë për “Ditarin e Kosovës” me gazetarin Xhevahir Qardaku, ish-ambasadori dhe diplomati i lartë amerikan Jonathan Moore, njohës i mirë i rajonit, komentoi deklaratat e Trump, duke theksuar se Uashingtoni ka synuar gjithmonë të forcojë stabilitetin dhe të bashkojë shqiptarët përmes politikave të qarta në rajon.
“Ky problem iu paraqit presidentit Trump që në mandatin e tij të parë, kur priti në Zyrën Ovale kryeministrin e Kosovës dhe presidentin Vuçiç. Iu kërkua që të konfirmonte paqen dhe të garantonte stabilitetin në Ballkan, gjë që është një interes strategjik i SHBA-ve prej dekadash,” u shpreh Moore.
Sipas tij, mesazhi i fundit i presidentit Trump duhet parë në kontekstin aktual gjeopolitik:
“Nëse shohim situatën sot, me krizën në Ukrainë, konfliktet në Gaza, tensionet Izrael-Iran dhe luftëra të tjera që nuk janë në syrin e publikut, Ballkani është një shembull që funksionon mirë. Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027, dhe kjo tregon se SHBA-të janë të përkushtuara të mbajnë stabilitetin,” theksoi Moore.
Ai e interpreton deklaratën e Trump si një rikujtim për rolin vendimtar të Amerikës në rajon dhe angazhimin për të ruajtur paqen dhe bashkëpunimin mes vendeve shqiptare.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
