"U bënë pishman për mumifikimin e partisë", Basha: S’kemi servilë dhe shërbëtorë pazaresh në listë, i ftoj të na votojnë ne

13 Mars 2025, 12:56 / POLITIKË ALFA PRESS

"U bënë pishman për mumifikimin e partisë", Basha:

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje të gjithë të dëshpëruarve të listës së PD-së që të bashkoheshin dhe votonin për demokratët e vërtetë dhe për Shqipërinë.

Ai kujtoi se i kishte paralajmëruar shumë prej tyre kohë më parë që të mos e dëmtonin PD-në, teksa tani janë bërë pishman dhe po mumifikojnë Partinë Demokratike.

Basha theksoi se mbajtën premtimin e dhënë ndaj shqiptarëve një vit më parë për listat e hapura dhe kushdo që do marrë një votë më shumë do jetë fituesi për Parlament.

Ai nënvizoi se Demokratët Euroatlantikë të vërtetë i qëndruan fushatës së gënjeshtrave dhe sulmeve, si dhe qëllimit asgjësues nga Rama dhe Berisha që të mos ishin pjesë e zgjedhjeve.

Cilido nga qytetarët shqiptarë zgjedh kandidatin apo kandidaten që do. Dhe jo një listë civilësh dhe shërbëtorësh të kryetarit. Pra kush merr një votë më shumë futet në listën e fituesit dhe në mbajtëm premtimin e dhënë para një viti, vendosni ju, qytetarët shqiptarë me votën e tyre. Këto orë kam parë edhe reagimet e dashamirësve dhe kritikëve tanë dhe atyre që kanë qenë viktima të shpifjeve, në kontrast me ne, që janë njerëz që shërbejnë dhe jo ndaj demonstrimeve, flas për demokratë të vërtetë që i kanë qëndruar joshjeve, gënjeshtrave dhe mashtrimeve, njerëz që kanë ndërtuar jetën e tyre si intelektualë, profesorë dhe në shërbim të qytetarëve. Sot është një ditë lehtësimi dhe rivendikimi për të gjitha ata që së bashku kemi qëndruar një uragani shpifjesh, sulmesh që synonin që Demokratët Euroatlantikë të mos ekzistonin dhe të mos kandidonin, nga Rama dhe alibia e tij (Berisha). Ne nuk jemi në këtë kauzë të madhe për t’i shërbyer interesave të vogla, por qytetarëve shqiptarë dhe me këtë listë e përfaqësojmë më mirë”, tha Basha.

Pyetjes në lidhje me listat e deputetëve, ai iu përgjigj se në krahasim me ata që u zhgënjyen kjo është listë dinjitoze dhe nuk ka servilë dhe ushtarë pazaresh.

Ne nuk kemi një gardh servilësh dhe ushtarësh. Ata të tjerët i kam paralajmëruar nga media, salla e parlamentit se do bëheshin pishman se po e mumifikonin, po e bënin si gardë, si faraoni i vdekur. Do bëhen pishman që po mumifikojnë opozitën. Luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe për qytetarët, kundër gardës së vjetër. Me një qeveri të Ramës të korruptuar, me fasada pas të cilës organizata më e inkriminuar me një numër të madh në burg, apo gati për burg para dhe pas 11 majit. Mumifikim me grusht servilësh, që nuk ngjallin entuziazëm, janë të dëshpëruar dhe shihini në rrjetet sociale se sa të dëshpëruar janë. Të dëshpëruarve u bëj thirrje se kanë Demokratët Euroatlantikë, të na votojnë ne. Kemi listën më të mirë. Ne i bëmë sakrificat për ta, të tjerët i bënë për veten e tyre, më 11 maj nuk do ketë riciklim por ndryshim. Nuk e kam parë si fitore personale. Ka shumë të tjerë që më 11 maj do thonë ‘ju bëftë mirë Rama dhe Berisha”. Nuk mendoj skenarin më të keq, sepse e keni përballë jush, e keni kudo. E vetmja mënyrë është të votoni Koalicionin Euroatlantik dhe kandidatët tanë:, nënvizoi ai.

Po ndodh...