“Syri i Tiranës”, kulla që u bë mollë sherri mes rilindasve

"Të gjithë e kanë dëgjuar Edi Ramën të ankohej, se në mes të Tiranës një grataciele po ndërtonte kate shtesë. Legjendat brenda oborrit tregojnë se ai u thoshte njerëzve të vet, se qe skandalizuar nga kulla “Syri i Tiranës”. Ajo po ngrihej në hapësirën mes rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës, mu në rrëzë të sheshit “Skënderbej”. Sipas tij ka qenë vetë arkitekti danez Henning Larsen që e ka paralajmëruar kryeministrin, se vepra e tij po përçudnohej", thotë Andi Bushati në shkrimin; Shtesat e kateve, marrëzia e fundit me reformën në drejtësi.
Ajo sipas projektit duhet të ishte 26 kate, por tani që flasim, ato janë mbi 32. Ky thashethem filloi të përhapet, në fillim të kësaj vere. Së bashku me të qarkullonte dhe fjala se ndërtuesi qe një njeri i lidhur ngushtë me një ish deputet socialist, të cilin Rama donte ta digjte, por e kishte fituar vendin në parlament vetëm pas angazhimit të hapur të Erion Veliajt. Ky informacion shërbeu për të nxitur pandehmat, pa shumë bazë në fakt, se pas aksionit kundër ndërtimeve pa leje fshihej rivaliteti i heshtur kryeministër kryebashkiak.
A janë të Edi Ramës kullat që po legalizohen?
Në atë kohë dihej vetëm se “Eye of Tirana – Syri i Tiranës”, projektuar nga studioja daneze e arkitektit Henning Larsen, i takonte kompanisë Edil Al të vëllezërve Dulaku, të cilët ia kishin shitur atë një ndërtuesi me shumë më pak emër.
Së fundi, emisioni “Stop” në TV Klan ka skicuar një profil të këtij biznesmeni pak të njohur në publik. Ai theksoi se kulla, me 5 kate plus, i përket “ARLIS CONSTRUCION” me pronar Armand Lilo, të cilin Stop e cilëson si “një ndërtues i afërt me qeverinë”. Emisioni investigativ jep të dhëna për kompaninë, bizneset që ajo ka she rastet kur emri i ndërtuesit është bërë publik në media.
Operacioni i propagandës, Rama dërgon Dallëndyshen dhe Belindën për të sekuestruar një pallat 9 katësh
Nga njëra anë përcaktimi si i afërt i qeverisë, mund të duket normal. Askush që nuk i ka këto lidhje, nuk do arrinte të ndërtonte në zemër të Tiranës. Por ama, nga ana tjetër, fakti se gratacielat e ndonjë oligarku Rama i legalizoi me vendim special qeverie tregon për të kundërtën. Fakti se atë të Armand Lilos e bëri shembull, dëshmon se ai nuk është ulur ende në rreshtin e parë të të preferuarve të pushtetit, ndonëse ka provuar të ngrejë mardhënie me grupe mediatike apo me ndonjë deputet të cilin Rama e ka nxjerrë nga lista.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
