
Vazhdon qëndrimin në qeli/ Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO

16 Prill 2025, 12:45 / POLITIKË
Është shtyrë për datë 23 prill seanca për ndryshimin e masës së arrestit me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Raportohet se prokurori i rastit, Ols Dado ka prezantuar veprimet hetimore të kryera, ndërsa avokatët e Veliajt kanë kërkuar kohë të njihen me aktet.
Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar paligjshmërisht fonde publike.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128