Veliaj: Ndërtuam Bulevardin e Ri, sistemimi i Lumit të Tiranës shpëtoi qytetin nga përmbytjet

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se ishte kjo administratë e cila bëri Bulevardin e ri dhe Lumin e Tiranës. Ai nënvizoi se Tirana ka 8 vite që nuk përmbytet më.
“Ka disa ndërhyrje në Tiranë. Ndërhyrja e parë që ka ndodhur ka qenë me lumin dhe me bulevardin. Pjesa e “Bulevardit të Ri”, është një kredi e Bashkisë së Tiranës, me Fondin e Abu D’habit. Sot kemi “Bulevardin e Ri” dhe sot kemi gjithë pjesën e Lumit të Tiranës. Pjesa e Lumit të Tiranës ka mbaruar totalisht, 100%. Pjesa ikonike që është sheshi fundor i “Bulevardit të Ri”, është një tjetër projekt. Po flasim për një lumë i cili deri dje, për ne mund të jetë gallatë, kurse për ata që jetonin tek Njësia 4, 9, 8 dhe 11, përmbytja vinte deri tek “Siri Kodra” lumi se nuk shkarkonte.
Sot kemi një situatë te Lumi i Tiranës, totalisht të transformuar. Ndërkohë ka mbaruar pjesa e Unazës së Madhe dhe ju kujtohet lufta e Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë tek pjesa e Astirit. Ndërkohë ajo që shikoni, për lehtësi, këtu shikoni sesi ka mbaruar zgjatimi i Lanës, pra shtylla kurrizore e qytetit është dyfishuar. Një qytet i cili mbaronte te Brryli dhe te Pallati me shigjeta, këtu sapo kemi marrë financimin që zgjatimi i Lanës të shkojë deri në Kashar.
Ky ishte projekti që Ilir Meta, që sot është një nga përfaqësuesit e koalicionit e bllokoi. Po ju flas për presidentin që refuzonte të miratonte kredinë, sepse që të marrësh një kredi nga BERZH-i, të duhet plotfuqishmëria dhe sot njerëzit që kanë bllokuar sistematikisht Tiranën tek ky Astiri që sot është hapur, te kjo Lana, sot janë alternativa”, deklaroi Veliaj.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
