Veliaj nxjerr dhëmbët në seancë, i hakërrehet Olsi Dados: E ke personale me mua, ik largohu!

12 Shkurt 2025, 15:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Veliaj nxjerr dhëmbët në seancë, i hakërrehet Olsi

Zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Erion Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiranës i drejtohet Olsi Dados:

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.

Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.

 

Po ndodh...