Veliaj shkoi vullnetarisht në SPAK? Gazetarja Lala nxjerr dokumentin: Ja e vërteta

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi para mediave se kishte shkuar vullnetarisht në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dëshmuar për dosjen e inceneratorëve, por gazetarja Klodiana Lala ka publikuar në emisionin “Open” në News 24, një dokument sipas të cilit SPAK i ka dërguar fletëthirrje kryebashkiakut.
Në dokumentin e publikuar nga gazetarja Lala, thuhet se kërkesa ndaj Veliajt është bërë më 24 prill.
Fletëthirrja:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar
Urdhër për thirrjen e shtetasit Erion Veliaj
Tiranë, 24 prill 2024
Unë, Dritan Prençi, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar në zbatim të nenit 312 të Kodit të Procedurës Penale për marrjen e të dhënave në funksion të hetimit të procedimit penal numër 255 viti 2020.
Urdhëroj: Shtetasi Erion Luan Veliaj, i ditëlindjes 17.12.1979, me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë, të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 30 prill 2024, ditën e martë, në orën 10:00, tek hetuesi A. S., për marrjen e të dhënave për rrethana të dobishme në funksion të hetimit procedurial penal numër 255, viti 2020 (me vete të ketë dokument identifikimi).
Paraqitja e shtetasit të mësipërm kërkohet me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni lidhur me rrethanat e hetimit, lidhur me hetimet paraprake procedimi penal 255, viti 2020.
Në rast mosparaqitjeje, ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, paralajmërohemi se në bazë të nenit 312/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të urdhërohet shoqërimi juaj i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore.
Njoftimi i mësipërm të kryhet me anë të shërbimit postar në adresën e punës Bashkia Tiranë.
Prokurori i çështjes, Dritan Prençi.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


