Vëllai i Fredi Belerit flet për mediat greke: Jorgo Goro s’merr dot frymë pa lejen e Ramës

Në kohën kur kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ndodhet ende në paraburgim nën akuzën për vjedhje votash, vëllai i tij, Leonard Beleri ka zgjedhur të flasë për mediat greke, ku edhe ka bërë disa denoncime të rënda.
Ai pretendon se qeveria e kryeministrit Rama nuk mund të lejojë të humbasë Himarën, pasi mund t’i dalin në dritë falsifikimet.
“Qeveria dhe zoti Rama personalisht nuk duan të humbin bashkinë e Himarës. Sepse do të dalin shumë. Vazhdojnë të bëjnë falsifikime me parcelat. Festa vazhdon”, tha Leonardo Beleris për ERT.
Ai ka bërë një referencë të veçantë për qëndrimin e Jorgo Goros në detyrën e tij, i cili edhe pse u raportua se do të largohej, mohoi se ka dhënë dorëheqjen.
“Zoti Goro nuk merr dot frymë nëse nuk merr leje nga zoti Rama”, tha Beleri, duke përsëritur sugjerimin e të vëllait që nëse nuk është vetë kryetar bashkie që është zgjedhur, atëherë dikush të marrë postin, një i zgjedhur tjetër nga fraksioni i tij.
“Fatkeqësisht kemi një bashkëbisedues jo të besueshëm”, tha vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, duke vlerësuar se Goro do të qëndrojë në detyrën e tij “për aq kohë sa të dojë zoti Rama”.
Në fakt, ai tha se kryeministri i Shqipërisë preferon të sakrifikojë të ardhmen e popullit të tij dhe që Shqipëria të mos hyjë në BE, sesa të humbasë bashkinë e Himarës.
Madje ai vlerësoi se veprimet e tij janë për faktin se “falsifikimet janë bërë në nivelin më të lartë dhe fatkeqësisht shumë njerëz duhet të mbrohen nën ombrellën e zotit Rama”.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

