Video-Foto-Lajm/ Pamje trishtuese nga braktisja e Kuvendit të Berishës, salla e Pallatit të Kongreseve gjysma bosh!

2 Dhjetor 2023, 14:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Video-Foto-Lajm/ Pamje trishtuese nga braktisja e Kuvendit të
Në ditët përpara mbledhjes së Kuvendit të Sali Berishës, eksponentë të Rithemelimit shpjegonin nëpër studio televizive, se meraku i tyre më i madh ishte salla “e vogël” e Pallatit të Kongreseve pasi nuk i nxinte dot të gjithë kuvendarët.

Por duket se këtë të shtunë problemi i tyre, (I Berishës më saktë), ka qenë krejtësisht e kundërta. Nuk kanë mbushur dot as 2100 vendet e sallës kryesore të Pallatit të Kongreseve ku u mbajt Kuvendi dhe pamjet që vijnë në redaksi nga brenda, janë vërtetë për të ardhur keq nga kjo braktisje masive që po i bëhet Sali Berishës.

Në videon dhe fotot e mëposhtme, duket qartë që janë mbushur vetëm karriget në pjesën afër tribunës, kurse pjesa tjetër më lartë është krejtësisht bosh. Gjithsesi pamjet e trishta të kësaj braktisje të madhe, nuk kanë nevojë për shumë koment./Alfapress.al