VIDEO/ Habit drejtuesi i Syri Tv Çim Peka: Zani Çaushi interlekutor i administratës Klinton!

Në prag të ardhjes së Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Tiranë, mediet pranë Rithemelimit të Sali Berishës, kanë ndërmarë një fushatë për ta relativizuar këtë vizitë.
Përveç riciklimit të lajmeve se zyrtari nr.2 i SHBA i cili firmosi nongratën për Berishën është i kapur nga Soros, drejtuesi i Syri Tv Çim Peka shkoi edhe më tej duke deklaruar se Demokratët në SHBA kur janë në pushtet, vetëm kërkojnë të marrin nga Shqipëria, kurse Republikanët vetëm ndihmojnë dhe japin.
Në këtë kontekst ai shkon deri aty sa deklaron se administrata demokrate Klinton në vitin 1997, kishte në Shqipëri si interlekutorë banditin e famshëm Zani Çaushi i cili aktualisht vuan dënimin me burg të përjetshëm.
Kujtojmë se presidenti Klinton dhe administrata e tij, njihen si më nga proshqiptaret në historinë e kombit shqiptarë.
Ishte ky president dhe administrata e tij që vendosën veton për të bombarduar Serbinë e Milosheviçit, e cila po kryente masakra ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe çliruan dhe pavarsuan, shtetin e dytë shqiptarë./ Alfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



