VIDEO/ Mesazhi i ‘koduar’ i Veliajt, poston pamje në ‘TikTok’ me një rosak: Quhet Nesti A, i vogël, qesharak, por përballë meje duket si mizë

13 Qershor 2025, 12:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Krytari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli që prej muajit shkurt, vijon të postojë video në platformën TikTok duke iu bashkuar trendeve të këtij rrjeti social.

Kësaj radhe kryebashkiaku i kryeqytetitvVeliaj ka ndarë një video ku shfaqet me një rosak në duar në zyrat e Bashkisë dhe krahas saj shkruan “rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë”.

Me Nestin. A, Veliaj duket se i referohet personazhit anonim që e denoncoi në SPAK (Nesti Angoni), ndërsa një mesazh ka edhe për kundërshtarët e tij.

S’jam i habitur që kundërshtarët e mi, me veç një certifikatë lindjeje dhe hidhërim brezash, nuk flenë dot nga ca video në TikTok. Rrini të tërbuar dhe mos u qetësoni kurrë”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Tik Tok.

VIDEO/ Mesazhi i ‘koduar’ i Veliajt, poston pamje në

 

Po ndodh...

ide