VIDEO/ Rama darkon me Llukashenkon. Fsheh fotot dhe poston pamje të censuruara
Kryeministri Edi Rama ka kaluar mbrëmë një darkë me Presidentin e Bjellorusisë, Llukashenko.
Rama ka qënë në një darkë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara dhe me presidentin komunist bjellorus.
Ai ka postuar një natë më parë rreth kësaj darke, por ka fshehur Llukashenkon në foto.
Ja çfarë ka shkuar në Facebook: Mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Masdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri, po edhe një pasqyrë kuptimplotë e forcimit domethënës të marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara.
Por pamja e plotë është kjo foto më poshtë ku Llukashenko dhe Rama janë të vetmit mysafirë.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128