VIDEO-LAJM/ Rama si fëmijë, luan ‘sylla-mbylla’ me Kurtin në Berlin, ja quan bashkë-folësit ‘spiuna’

14 Tetor 2022, 16:22 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO-LAJM/ Rama si fëmijë, luan ‘sylla-mbylla’ me Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është argëtuar duke i ka bërë një lojë Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit gjatë një takimi në Berlin.

Në videon e shpërndarë prej tij, Rama i ka shkuar nga mbrapa Kurtit duke i mbyllur sytë me duart e tij dhe i kërkon që ta gjejë se kush është njësoj si mund të luanin fëmijët e vegjël.

Ndërkohë që Kurti nuk e gjeti, bashkëfolësit e tij e ndihmuan duke i thënë që është kryeministri, por Rama ka ironizuar të pranishmit duke i thënë Kryeministrit të Kosovës se priste ta gjente vetë dhe jo me ndihmën e spiunave.

Po ndodh...

ide