
Vijon merkato për Dash Sulën/ Pas dështimit me PD dhe "Shqipëria Bëhet", Rama i hap derën!

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Elbasan, ka përmendur deputetin e PD-së Dashnor Sulën, i cili mbeti jashtë listave në zgjedhjet e 11 majit.
Rama, gjatë deklaratës së tij, tha se dera e PS është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe Dash Sulën.
“Sot jemi këtu për t’u thënë të gjithëve mirë se të vini, përveç salamandrave të kënetës, kukumjaçkave. Ata nuk kanë vend këtu te ne, kurse Dash Sula duhet të hyjë në një proces, se mund jetë edhe një ditë. Për momentin duhet të dezinfektohet”, tha kreu i qeverisë, duke shtuar se “Inat mund ta kesh sa të duash, po hakun duhet t’ia japësh. Aty një njeri me ulërima për komunitetin e vetë, se kanë një të dytë. Por duhet të heqë të gjithë morrat e kënetës”.
Rama: Me pasaportën e BE Shqipëria bëhet e madhe sa BE, BE bëhet e vogël sa Shqipëria. Greqia pa BE nuk do të ishte kjo që është, kurrë.
Këtë të BE duhet ta kapim patjetër. Duhet të sillemi thjesht si shqiptar dhe arsyeja pse duhet çuar te PS është sepse jemi forca e duhur në vendin e duhur, në kohën e duhur. Mund të kishte qenë partia e Dash Sulës, ajo e reja. Por jo, qëlloi aty. Duhet çuar vota aty.
Kemi në listat tona kandidatë që vijnë direkt nga ana tjetër. Dekanen e fakultetit ekonomik të Vlorës, e kemi nga çadra. Rrinte atje, Rama ik, sot është në listën e mbyllur, sepse gjërat evoluojnë. Luli nuk evoluon sepse është i përsosur. I lindur i përsosur. Një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete, është i përsosur. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli lindi me këmishë nate.
PS është një shtëpi e hapur. Nuk duhet të japësh një provim para se të hysh, e di apo jo programin. Kemi të kuq fare, rozë, pak më bojë qielli, duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Rendësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë.
Sot jemi këtu për t’u thënë të gjithëve mirë se të vini, përveç salamandrave të kënetës, kukumjaçkave. Ata nuk kanë vend këtu te ne, kurse Dash Sula duhet të hyjë në një proces, se mund jetë edhe një ditë. Për momentin duhet të dezinfektohet…si bëhet ajo? Kush merret me pulat, që futen në karantinë? Shpendët, se mbajnë shumë shpendët.. Inat mund ta kesh sa të duash, po hakun duhet t’ia japësh. Aty një njeri me ulërima për komunitetin e vetë, se kanë një të dytë. Por duhet të heqë të gjithë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri. Tmerr. Kruhen, i mbyt morri. Nuk ulen dot të mendojnë. Cfarë të bësh? Edhe bufi u rri mbi kokë.

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128