Vizita në SHBA, Tabaku takon Gabriel Escobar dhe Yuri Kim: Folëm për forcimin e luftës ndaj korrupsionit ndaj kujtdo

7 Shkurt 2024, 16:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Vizita në SHBA, Tabaku takon Gabriel Escobar dhe Yuri Kim: Folëm

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar dhe zëvendës ndihmës sekretaren kryesore për Çështjet Evropiane, Juri Kim, gjatë një vizitë në SHBA, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale Tabaku ka zbardhur dhe takimin mës tyre, ku bën me dije së kanë biseduar për për forcimin e luftës ndaj korrupsionit dhe rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike”,shkruan deputetja Tabaku.

Postimi i Jorida Tabakut

Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.

Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë!

 

Po ndodh...