
Votat për diasporën me “DHL”, procesi i postimit kushton rreth 10 milionë euro


Kompania postare DHL do të transportojë fletët e votimit për emigrantët shqiptare në 85 shtete të botës.
Shpërndarja e 245 808 zarfeve do të bëhet sipas një grafiku të përcaktuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ndërkohë që kostoja përllogaritet të kapë shifren e 10 milione eurosh, ose thenë ndryshe, 37.5 euro për një fletë votimi.
Operatori Ekonomik i shpallur fitues për “Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit” është “DHL INTERNATIONAL ALBANIA” SH.P.K me një vlerë të përgjithshme prej 9,222,716 (nëntë milion e dyqind e njëzet e dy mijë e shtatëqind e gjashtëmbëdhjetë) euro pa T.V.SH. dhe e konvertuar në lekë në vlerën 912,679,991.19 (nëntëqind e dymbëdhjetë milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e një pikë nëntëmbëdhjetë) lekë pa TVSH.
Çmimi mesatar për një dërgesë në dërgim të zarfit dhe në kthim është 37.52 (tridhjetë e shtatë pikë pesëdhjetë e dy) euro pa tvsh.
Emigrantët nuk do ta gjejnë zarfin në kutinë portare pasi KQZ ka vendosur që korrieri duhet tja dorëzojë personalisht fletën votuesit dhe jo familjarëve të tij. Kjo do të bëhet duke i treguar një mjet identifikimi.
Në rast se nuk e gjen në adresën e dhenë, postieri duket ta kërkoi edhe dy here të tjera përpara se ta kthejë zarfin sërish në Shqipëri.
Kjo ka shkaktuar edhe shqetësimin e partive politike, të cilet pretendojnë se kjo do të ndikojë në numrin e shqiptarëve të cilët në 11 maj do të ushtrojnë të drejtën e votës.
Aktualisht fleta e votimit po prodhohet në Slloveni.
Duke filluar nga data 5 prill, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, do të nisë përgatitjet për materialet zgjedhore në mënyrë që në 10 prill të nisë shpërndarja e fletëve të votimit me postë. I gjithë procesi i administrimit dhe numërimit të votave do të behet në Parkun Olimpik në Tiranë.
Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka patur një interes të larta nga diaspora.
Shteti me numrin më të lartë të emigrantëve e mban Italia me me mbi 90 mijë votues e ndjekur nga Greqia me mbi 60 mijë dhe Gjermania me mbi 25 mijë. Ndërsa në 13 shtete do të shkojë vetëm 1 fletë votimi, si psh në Fixhi, Venezuele, Ukrainë etj.
Sa i përket qarqeve, peshën më të madhe vota e diaspores do e ketë në qarkun e Tiranës, i ndjekur nga Fieri dhe Durrësi.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128