Votat preferenciale/“Luftë” e ashpër mes Gjylametit e Xhaçkës, Qefaliajt e Ornaldo Rakipit. Tabaku e Alimehmeti “kokë më kokë”

Po vijon numërimi i votave preferenciale nga diaspora në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, me një interes të lartë për rezultatet në listat e hapura, ku gara mes kandidatëve kryesorë është tepër e ngushtë.
Në Partinë Socialiste, një “luftë” e ashpër po zhvillohet mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, të cilat synojnë sigurimin e mandatit përmes votave preferenciale. Po ashtu, një garë tjetër e fortë është mes Xhemal Qefalisë dhe Ornaldo Rakipit, që ndodhen pranë njëri-tjetrit në numër votash.
Edhe në kampin opozitar, në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti po përballen “kokë më kokë”, duke garuar në listën e hapur, me diferencë të vogël mes tyre.



Deri tani janë numëruar 3.320 nga 42,402 vota të diasporës për qarkun e Tiranës, që përfshijnë edhe votat preferenciale për kandidatët. Procesi i numërimit po vijon dhe pritet që në orët në vijim të ketë rezultate më të qarta për përbërjen përfundimtare të listës fituese.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
