Votimi për Avokatin e Popullit, PD tërheq firmat për të gjithë kandidatët, ''djeg'' dhe emrin dhe Endri Shabanit

3 Dhjetor 2025, 16:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Votimi për Avokatin e Popullit, PD tërheq firmat për të

Partia Demokratike është tërhequr nga mbështetja ndaj Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Kandidatura e Shabanit u zyrtarizua me 35 vota deputetësh opozitarë, pra, shumica janë firma nga deputetë të Partisë Demokratike, të cilat tashmë do të tërhiqen.

Sipas tyre, nënshkrimet e deputetëve të janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve dhe pas vendimit të Komisionit deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë.

“Për shkak të interesit të mediave mbi kandidatët për Avokat Populli, ju sqarojmë se:

Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht se kur kandidatët vetë i kanë depozituar në Kuvend dhe një pjesë prej tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim (gjë që nuk është e vërtetë) në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit.

Pas vendimit të Komisionit të Ligjeve, që i është njoftuar zyrtarisht grupeve parlamentare, që “1 deputet mbështet vetëm 1 kandidat sipas ligjit”, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë. Mbetemi në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit për të proceduar më tej.

Tërheqja e nënshkrimeve depozitohet zyrtarisht në Kuvend”, shkruan PD.

Po ndodh...