Vranë 15-vjeçarin në Gramsh, shtyhet seanca për 4 adoleshentët, tensione në sallë mes familjarëve

15 Shkurt 2024, 10:52 / POLITIKË ALFA PRESS

 

Vranë 15-vjeçarin në Gramsh, shtyhet seanca për 4

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të 4 adoleshentëve të Gramshit, të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin Fatjon Bici.

Seanca u shty pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh.

Gjithashtu mbrojtja ka kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar dhe pritet që gjykata ta rishqyrtojë gjykimin e shkurtuar.

Mësohet se në sallën e gjyqit sot ka pasur tensione mes familjarëve. Gjendja e rënduar e familjarëve të viktimës 15-vjeçare, i ka irrituar ata për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Seanca e radhës është lënë data 28 shkurt, ora 14:00.

 

Po ndodh...