
Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD/ Murrizi: Primaret të jenë të hapura! Leskaj: Të votohen edhe drejtuesit në degë

Janë zbardhur debatet pas dyerve të mbyllura në mbledhjen e Këshillit Kombëtar në PD, teksa po diskutohej për primaret e lëna për daën 1 mars. Myslim Murrizi u shpreh parimisht dakord për primaret, por sipas tij duhet të jenë të hapura.
'Jam dakord me statutin për primaret, por duhet të jenë të hapura. Përderisa drejtuesit e degëve japin dorëheqjen , pse ndryshe do të duhet të ndodh për drejtuesit politik? Askush s'mund të na ndajë, në disa politikanë inferior e disa superior. Bëjini kombëtare primaret, është vrastare kjo formule. Aq më tepër me një votë. Mos kini frikë nga lobimi i brendshëm. Unë do hyj në primaret e Tiranës dhe dua të jem në lista të hapura. Duhet të shihni dhe koalicionet. Ku është sot Shpëtim Idrizi? Duhet të ketë kujdes përzgjedhja e aleatëve.'
Më tej ka folur dhe deputeti Bujar Leskaj, i cili është drejtues politik në Vlorë. Leskaj u shpreh se primaret nuk duhet të bëhen me datën 1 mars.
'Duhet të votohen edhe drejtuesit politik. Ose t'i kalojne votimit në qark. Kryetaret e degëve nuk duhet të jepnin dorëheqje pasi ata jane zgjedhur me votë. Nuk jam dakord me datën 1 Mars për mbajtjen e primareve. Kjo pasi ketë kohë deri në 4 Mars jemi të angazhuar me votën e Diasporës.'

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128