“Fitimi shkon deri në 200 milionë euro në vit”/ Aktiviteti i eskortave në Shqipëri, Karamuço: Në verë vijnë studente të huaja dhe…
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar në Top Story fitimet e aktivitetit të eskortave në Shqipëri.
Ai shprehet se fitimi mund të shkojë deri në 200 milionë euro në vit, ndërsa shton se gjatë verës, studente të huaja vijnë në Shqipëri, ushtojnë profesionin e prostitucionit dhe më pas largohen drejt vendit të tyre.
“Për disa oficerë policie, kjo veprimtari është biznes fitimprurës kriminal. Janë të përfshirë kokë e këmbë në këtë trafik, siç janë të përfshirë edhe në veprimtari të tjera kriminale. Edhe për këta drutë e shtrembër të organizatës më të madhe të sigurisë në vend. Është një biznes kriminal i cili përllogaritet të jetë diku, minimalja 150 milionë dollarë në vit, në Shqipëri. Mund të shkojë edhe 200 gjatë sezonit të beharit. Ky është vetëm fitimi që ti ke si shërbim, jo aktivitet të tjera që lidhen me prostitucioni. Shkojnë deri në 300-400 milionë euro në vit me përfitimet e të tretëve për shkak të kësaj. Në botë është 250 miliardë dollarë në vit.
Gjatë periudhës së beharit ne kemi pasur studente nga Franca dhe Britania që kanë prostituuar në Shqipëri, me vullnetin e tyre. Nuk i ka detyruar njeri. Kanë ardhur për turizëm, kanë prostituuar, kanë marrë ato lekë dhe kanë ikur. Kemi edhe nga kjo kategori”, thotë Karamuço.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

