Zbardhet lista/ Sali Berisha, Monika Kryemadhi e Grida Duma kërkojnë rrogat pasi dogjën mandatet dhe lanë Parlamentin

Pasi vendosën të digjnin mandatet, deputetët e opozitës së bashkuar tashmë ish-deputetët, kanë aplikuar për të marrë rrogat.
Sipas ligjit në fuqi për statusin e deputetit, çdo ligjvënës vazhdon të paguhet për 3 vite çdo muaj edhe pasi nuk është më në detyrë, por vetëm me 50% të rrogës.
Ndër ish-deputetët që kanë aplikuar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të marrë pagën, bie në sy emri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së LS Monika Kryemadhi.
Në listën e siguruar nga Top Channel, ish-deputetët e tjerë që kanë aplikuar pranë ISSH janë: Grida Duma, Andon Frrokaj, Gent Strazimiri, Florjon Mima, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Nard Ndoka dhe Petrit Vasili.
Theksojmë se sipas statusit të deputetit, rroga kalimtare merret nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili i paguan duke filluar nga muaji i tretë i mbarimit të mandatit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


