
Zgjedhjet dhe listat/ Rama mbledh sot drejtuesit politikë në qarqe

Kryesocialisti Edi Rama zhvillon sot mbledhje me dyer të mbyllura me drejtuesit politik të 12 qarqeve.
Secili prej tyre i dorëzon listën paraprake të kandidatëve për deputetë. Diskutimi do të përqendrohet te emrat e mundshëm për secilin qark, e po aq edhe ndarja e tyre mes emrave në listën e sigurt dhe atyre që do t’i nënshtrohen votës preferenciale të zgjedhësve.
Pas këtij diskutimi, të mërkurën bëhet edhe certifikimi i listës së kandidatëve për deputetë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste. E mërkura është edhe e afatit të fundit të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ.
Të shtunën kryeministri zhvilloi një retrat me ministrat, drejtuesit politik dhe kryesine e grupit parlamentar te PS që u mbyll me analizën për secilin sektor si ne pushtetin qendror dhe vendor.
Diskutimi u perqendrua në kapitalizimin që qeveria do t’i bëjë projekteve te saj për fushatën e 11 majit.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128