Zgjedhjet e 14 majit/ Bejko ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Është i refuzuar, e ndjekin vetëm demokratët e...

23 Prill 2023, 20:05 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e 14 majit/ Bejko ‘shpërthen’ ndaj Berishës:

Në vijim të takimeve elektorale me qytetarët e Tiranës, për t’ju kërkuar votën në 14 maj, Roland Bejko nuk i ka ndalur sulmet ndaj Sali Berishës.

Bejko tha se demokratët e vërtetë që kanë sakrifikuar për këtë parti e mbështesin atë dhe Berisha ka pas vetës atë pjesë të demokratëve që janë akuzuar për korrupsion.

Bejko tha se është futur në këtë garë për të përmbushur misionin që demokratët të ndajnë një herë e përgjithmonë fatet me Sali Berishën.

E pranishme në këtë takim, deputetja Oriola Pampuri tha se një kandidat si Bejko i bën nder Tiranës.

 

Po ndodh...