Zgjedhjet e “14 majit"/ Humbja e thellë e Metës tregoi se me Berishën humbi më shumë se gjysmën e bashkive që fitonte me Lulzim Bashën!

9 Tetor 2024, 22:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e “14 majit"/ Humbja e thellë e Metës tregoi se

Zgjedhjet e 14 majit 2023 bien mbi shpinë të Sali Berishës, por një humbës po aq i madh rezultoi edhe aleati i tij, Ilir Meta.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i cili në 14 majit fliste për një fitore spektakolare me mbi 80 %, duke përfshirë trekëndëshin Tiranë, Durrës dhe Elbasan, pësoi një humbje të thellë historike.

Për herë të parë, partia e Ilir Metës, Lëvizja Socialiste për Integrim, me emër të ndryshuar në Partia e Lirisë, qeveris vetëm një njësi vendore, Bashkinë Memaliaj me anë të Albert Malajt.

Partia e Lirisë nuk arriti të marrë asnjë bashki tjetër, që Sali Berisha i kishte lënë si zonë të lirë.

Për ta rikthyer pak në kujtesë, Ilir Meta, humbi në Bashkinë e Skraparit me kandidatin e propozuar prej tij, Eugen Mustafallari; humbi në Bashkinë Përrenjas me kandidaten, Suzana Topi; humbi në Kuçovë me kandidatin, Lefter Maliqi.

Për të mjegulluar një rezultat të mundshëm negativ, Meta u kujdes që para dhe gjatë fushatës të mos identifikonte asnjë kandidat me partinë e tij.

Sipas Metës, kandidatët nuk ishin as të “Metës dhe as të Berishës, por të qytetarëve”.

Meta futi kandidatët e tij në primaret e Rithemelimit, të cilët edhe pse nuk kishin asnjë lidhje me PD-në u vetëshpallën fitues të “mëdhenj” të demokratëve.

E njëjta strategji u ndoq edhe me kandidatët për këshillat bashkiakë, ku Meta propozoi gjysmën e kandidatëve. Edhe pse nuk dihet me saktësi se sa vota ka marrë Partia e Lirisë, gjysma e këshilltarëve fitues të koalicionit Bashkë Fitojmë, i përkasin PL-së, për shkak të renditjes.

Në vitin 2015, LSI-ja e Ilir Metës, fitoi në 9 bashki të mesme, nga 15 ku konkurroi me kandidatët e saj, në koordinim me Partinë Socialiste.

Në atë kohë në koalicion me PS-në, LSI-ja kishte fituar në Bashkinë Berat me Petrit Sina, Bashkinë Skrapar me Nesim Spahiu, Bashkinë Kuçovë me Selfo Kapllanin, Bashkinë Gjirokastër me Zamira Ramin, Bashkinë Përrenjas me Miranda Rira, Bashkinë Delvinë me Rigels Balili, Bashkinë Kolonjë me Arben Malon, Bashkinë Bulqizë me Melaim Damzin, Bashkinë Cërrik me Altin Toskën.

Nëse Sali Berisha, në zgjedhjet e 14 majit 2023, arriti të fitonte në 6 bashki (pa Memaliajn e PL-së) nga 15 bashki që fitoi PD-ja në 2015 me në krye Lulzim Bashën, Ilir Meta fitoi vetëm në një bashki nga 9 bashki që fitonte në 2015. Në drejtimin e Berishës, opozita humbi për herë të parë në Shkodër, Tropojë dhe Kamëz./Alfapress.al

Po ndodh...