Pse shfaqja e Ariana Grande në projektin e saj të ri ngjalli shqetësime tek ndjekësit?

1 August 2026, 22:29 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Pse shfaqja e Ariana Grande në projektin e saj të ri ngjalli

Ariana Grande së fundmi u përfol për pamjen dhe peshën në klipin e saj me rolin e një artisteje që përpiqet të arrijë famën përmes një serie audicionesh.

Historia e klipit përshkruan personazhin e saj me etiketime të rënda duke përfunduar me një skenë simbolike hakmarrjeje. 

Megjithatë vëmendjen kryesore e mori pamja fizike e këngëtares. Ndjekësit shprehën shqetësimiet e tyre për peshën e këngëtares duke komentuar gjendjen e saj si tronditëse.

Ndërkohë një pjesë tjetër e ndjekësve e kanë mbrojtur atë duke argumentuar se askush nuk duhet të gjykojë shëndetin e një personi vetëm nga pamja e jashtme.

Ariana Grande ka folur edhe më herët për komentet mbi peshën dhe pamjen e saj duke cituar se është e dëmshme që të tjerët të komentojnë trupin e të tjerëve.  

Po ndodh...

ide