“Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

20 September 2026, 09:10 / BOTA ALFA PRESS

“Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë,

Misionet diplomatike të SHBA-së në Izrael dhe në Lindjen e Mesme kanë lëshuar një alarm të përgjithshëm sigurie për qytetarët amerikanë në rajon, për shkak të tensioneve në rritje dhe frikës nga përshkallëzimi i shpejtë. Sipas Ambasadës së SHBA-së në Izrael, Irani dhe përfaqësuesit e tij, përfshirë Huthitët, të cilët kanë sulmuar objektiva në Arabinë Saudite, mund të synojnë misionet diplomatike, kompanitë dhe institucionet amerikane në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën.

Qytetarët janë paralajmëruar për ndërprerje të mundshme të fluturimeve dhe mbyllje të hapësirës ajrore në rajon dhe janë nxitur të ruajnë një nivel të lartë vigjilence, të furnizohen me ushqim dhe ujë dhe të shkarkojnë aplikacione paralajmëruese në kohë reale.

Si rrjedhojë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë pasi u largua nga Camp David, Maryland, një ditë më herët se sa ishte planifikuar, sipas disa mediave amerikane. Kthimi i hershëm i Trump në Shtëpinë e Bardhë vjen pas një alarmi të ri sigurie të lëshuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, i cili i këshilloi amerikanët në Lindjen e Mesme të "ruajnë vigjilencën maksimale" dhe të përgatiten për ndërprerje të mundshme të udhëtimit në dritën e sulmeve të reja të nisura nga Huthit e mbështetur nga Irani kundër Arabisë Saudite. "Ky konflikt ushtarak ka potencialin për përshkallëzim të shpejtë", thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Sakaq, Huthët e Jemenit thanë se sulmuan vende "të ndjeshme" në kryeqytetin saudit, Riad, të shtunën me raketa dhe dronë, disa orë pasi flakë dhe një re e madhe tymi u panë pranë aeroportit kryesor të qytetit.

Arabia Saudite kishte dërguar alarme gjatë natës duke paralajmëruar për rrezik të mundshëm përreth Riadit, mes një përshkallëzimi të sulmeve nga Huthët në mbretëri.

Huthitët nuk specifikuan se çfarë kishin synuar në Riad, por thanë se kishin sulmuar gjithashtu një strukturë të Aramco-s në qytetin Yanbu të Detit të Kuq, një qendër kyçe e eksportit të naftës saudite.

  

Po ndodh...

ide