Dita e pestë e protestave kundër vendimit të Speicales, qytetarët mblidhen sërish sonte në sheshin “Skënderbeu”
Thirrja për protestë do të rikthejë sonte qytetarët në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e pestë të tubimeve kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Protesta pritet të nisë në orën 21:00, ndërsa platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit përmes mesazhit: “Shihemi n'21:00 n'shesh”.
Tubime në kundërshtim me vendimin e Speciales janë zhvilluar edhe në diasporë. Të dielën, protesta u mbajtën në Gjermani, Zvicër dhe Austri.
Më 16 shtator, Trupi Gjykues i shpalli fajtorë katër të akuzuarit dhe i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim.
Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet. Në dënimet e tyre është përfshirë edhe koha e kaluar në paraburgim.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128