Spektakël i dyshes Salah-Muçi dhe Trabzonsporit, kampionët e Galatasarayt pësojnë disfatën e parë

Një natë për t’u kornizuar për Trabzonsporin dhe një makth i vërtetë për kampionët në fuqi të Galatasarayt. Skuadra nga Deti i Zi ka triumfuar me rezultatin e thellë 4-0, duke i shkaktuar Galatasarayt humbjen e parë sezonale në Süper Lig-ën turke.
Protagonisti absolut i kësaj sfide ishte Mohamed Salah. Sulmuesi zhvilloi një ndeshje spektakolare, duke realizuar një tregolësh dhe duke dhuruar një asist, për t’u shpallur pa diskutim lojtari i ndeshjes.
Në këtë fitore madhështore një kontribut të rëndësishëm dha edhe Ernest Muçi. Fantazisti i kombëtares shqiptare zhvilloi një paraqitje tepër pozitive, e cila u reflektua edhe në statistikat e SofaScore. Muçi u vlerësua me 7.4, duke qenë lojtari i dytë më i vlerësuar në fushë, menjëherë pas Salah. Megjithatë, paraqitja e tij u ndërpre në minutën e 59-të, kur u thirr në stol për t’u zëvendësuar. Mbetet për t’u parë nëse ky vendim erdhi si pasojë e ndonjë shqetësimi fizik, apo nëse ishte thjesht një zgjedhje taktike e trajnerit për të menaxhuar energjitë në një moment kur rezultati ishte i siguruar.
Nga ana tjetër, kjo disfatë e rëndë e Galatasarayt të Rafael Leaos mund t’i kushtojë shtrenjtë kampionëve. Ata rrezikojnë të humbasin kreun e renditjes, i cili mund t’i kalojë Besiktasit të Dusan Vlahovic, që do të zbresë nesër në fushë përballë Amedsporit.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128